Gjykatat Administrative

Me ligjin nr. 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative" u krijuan gjykatat administrative. Ligji përcakton organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative, si dhe statusin e gjyqtarëve që shërbejnë në to; juridiksionin dhe kompetencën e gjykatave administrative; parimet dhe procedurën e gjykimit, palët në proçes dhe personat e tjerë në gjykim administrativ; vendimet gjyqësore administrative dhe ekzekutimin e tyre. Gjykatat kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, janë gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 6 (gjashtë) gjykata administrative të shkallës së parë në: Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë dhe Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka 7 gjyqtarë, ndërsa gjykatat administrative të shkallës së parë kanë 36 gjyqtarë.

Gjykatat Administrative

  1. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë
  2. Gjykata Administrative e shkallës së parë Durrës
  3. Gjykata Administrative e shkallës së parë Gjirokastër
  4. Gjykata Administrative e shkallës së parë Korçë
  5. Gjykata Administrative e shkallës së parë Shkodër
  6. Gjykata Administrative e shkallës së parë Tiranë
  7. Gjykata Administrative e shkallës së parë Vlorë

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645