Gjykatat e Apelit të Rretheve Gjyqësore

Gjykata e Apelit shqyrton në shkallë të dytë të gjitha çështjet e gjykuara nga gjykatat e shkallës së parë, të cilat ankimohen nga palët ndërgjyqëse. Ajo gjykon në mënyrë kolegjiale me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Gjykata e apelit gjykon çështjen në tërësi dhe nuk kufizohet vetëm me shkaqet e paraqitura në ankim dhe kur e gjykon të arsyeshme, ajo ka të drejtë të marrë edhe prova të reja.

Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht, Gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor.

Gjykatat e apelit i shtrijnë kompetencat e tyre territoriale në zona të cilat caktohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Ministrit të Drejtësisë, pasi është marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Aktualisht ekzistojnë7 gjykata apeli me një numër total prej 89 gjyqtarësh.

Gjyqtarët e gjykatave të apelit emërohen në detyrë nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbi bazën e konkurrimit për vendet vakante në gjykatë.
Vendimet e gjykatave të apelit janë vendime të formës së prerë që në momentin që ato shpallen.

Gjykatat e Apeleve

  1. Gjykata e Apelit Durrës
  2. Gjykata e Apelit Gjirokastër
  3. Gjykata e Apelit Korçë
  4. Gjykata e Apelit Shkodër
  5. Gjykata e Apelit Tiranë
  6. Gjykata e Apelit Vlorë
  7. Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645