Gjykatat e Rretheve Gjyqësore

Gjykatat e rretheve gjyqësore janë hallka bazë e sistemit gjyqësor. Sipas ligjit nr.8436, datë 28.12.1998, ndryshuar me ligjin nr.8546, datë 05.11.1999, ndryshuar me ligjin nr.8656, datë 31.02.2000, ndryshuar me ligjin nr.9111, datë 24.7.2003 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar me ligjin nr. 114/2013, gjykata të shkallës së parë janë gjykatat e rretheve gjyqësore.

Gjykatat e shkallës së parë gjykojnë çështjet që hyjnë në kompetencën territoriale të rrethit ku ushtrojnë funksionet e tyre gjyqësore, të cilat sipas objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale.

Kompetencat tokësore dhe qendrat e ushtrimit të veprimtarisë së secilës prej tyre caktohen me dekret të Presidentit të Republikës me propozim të Ministrisë së Drejtësisë pasi është marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Gjykimet realizohen nga një gjyqtar i vetëm, por në çështje të ndryshme mund të zhvillohen me trup gjykues, të përbëre nga tre gjyqtarë. Në fillim të çdo viti, kryetari i gjykatës së shkallës së parë (po kështu edhe ai i apelit), përcakton për vitin në vazhdim shpërndarjen e gjyqtarëve në dhoma penale e civile të gjykatës.

Aktualisht ekzistojnë23 gjykatatë shkallës së parëme një numër total prej 251 gjyqtarësh.

Gjykatat e Rretheve Gjyqësore

  1. Gjykata e Rrethit Berat
  2. Gjykata e Rrethit Dibër
  3. Gjykata e Rrethit Durrës
  4. Gjykata e Rrethit Elbasan
  5. Gjykata e Rrethit Fier
  6. Gjykata e Rrethit Gjirokastër
  7. Gjykata e Rrethit Kavajë
  8. Gjykata e Rrethit Korçë
  9. Gjykata e Rrethit Krujë
  10. Gjykata e Rrethit Kukës
  11. Gjykata e Rrethit Kurbin
  12. Gjykata e Rrethit Lezhë
  13. Gjykata e Rrethit Lushnjë
  14. Gjykata e Rrethit Mat
  15. Gjykata e Rrethit Përmet
  16. Gjykata e Rrethit Pogradec
  17. Gjykata e Rrethit Pukë
  18. Gjykata e Rrethit Sarandë
  19. Gjykata e Rrethit Shkodër
  20. Gjykata e Rrethit Tiranë
  21. Gjykata e Rrethit Tropojë
  22. Gjykata e Rrethit Vlorë
  23. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645