Gjykatat për Krimet e Rënda

Organizimi dhe funksionimi i këtyre gjykatave rregullohet me ligjin nr.9110, datë 24.7.2003 " Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krime të rënda". Krijimi i këtyre gjykatave ka për qëllim rritjen e efektivitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe përmirësimin e cilësisë së gjykimit të tyre.

Gjykatat për krime të rënda dhe gjykatat e apelit për krime të rënda janë hallka të sistemit gjyqësor, që shqyrtojnë në shkallë të parë dhe të dytë krimet me rrezikshmëri të lartë, të caktuara me ligj.

Gjykata për krime të rënda dhe gjykata e apelit për krime të rënda gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë.

Aktualisht ekzistojnë 2 gjykata të krimeve të rënda Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë me një numër gjyqtarësh përkatësisht 11 dhe 16 gjyqtarë.
Gjyqtarët e krimeve të rënda emërohen për një periudhë 9-vjeçare me të drejtë rizgjedhje, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe dekretohen nga Presidenti i Republikës.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645