Veprimtaria e ZABGJ-së

  1. Propozon politikat dhe procedurat ekonomiko-financiare për menaxhim efektiv të fondeve që i janë akorduar gjyqësorit.
  2. Sugjeron politika në përdorimin e fondeve të akorduara gjyqësorit.
  3. Harton projekt-udhëzime për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të nxjerra në fushën ekonomiko-financiare.
  4. Përgatit modele standarde të raporteve të ndryshme si dhe evidenca statistikore që duhet të plotësojnë periodikisht gjykatat.
  5. Në bashkëpunim me zyrat e financës së gjykatave, të të gjitha niveleve, studion nevojat dhe mundësitë për plotësimin e kushteve më optimale për gjykatat e të gjitha niveleve.
  6. Përpunon projektbuxhetet e dërguara nga zyrat e financës së gjykatave, harton projektbuxhetin e pushtetit gjyqësor në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Financave për hartimin dhe përgatitjen e projektbuxhetit për vitin pasardhës dhe akteve të tjera, si dhe në përputhje me politikat dhe prioritetet për pushtetin gjyqësor.
  7. Harton projektin për detajimin e fondeve buxhetore për çdo gjykatë, sipas fondeve të akorduara, me ligjin e buxhetit.
  8. Rakordon për çdo gjykatë fondet e akorduara e të realizuara, si dhe paraqet propozimin për transferimet e bëra gjatë vitit buxhetor.
  9. Rakordon me Ministrinë e Financave për fondet buxhetore vjetore të akorduara pushtetit gjyqësor për të tre nivelet.
  10. Ndjek kronologjikisht dinamikën e shpenzimeve korrente, investimeve dhe të ardhurave realizuar nga çdo gjykatë, si dhe fondet e siguruar nga burime të tjera.
  11. Ndjek mbajtjen e kontabilitetit për çdo njësi të gjyqësorit, nëpërmjet mbylljes së llogarisë për çdo gjykatë, përpunon dhe përgatit bilancin vjetor përmbledhës për gjyqësorin dhe e dërgon atë në Ministrinë e Financave
  12. Ushtron kontroll për përdorimin efektiv të fondeve publike në gjyqësor sipas dispozitave ligjore. Kontrolli mbulon çështjet e rregullshmërisë, të administrimit financiar dhe vlerësues, për çdo gjykatë dhe për gjithë pushtetin gjyqësor.
  13. Për rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve buxhetore, organizon prokurime masive me fondet buxhetore të gjykatave, me komisione me përfaqësues gjykatash, me qëllim unifikimi, standardizimi, tipizimi të pajisjeve apo bazës materiale në përdorim.
  14. Nga të dhënat e siguruara nga gjykatat (zyrat e buxhetit të financës), përgatit raportet dhe informon rregullisht Bordin në lidhje me gjendjen financiare të gjykatave. Parashtron problemet ekonomike financiare të gjykatave dhe rekomandon zgjidhjet ligjore gjatë periudhës së zbatimit të buxhetit vjetor.

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© 2014 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

Vendodhja : Gjykata për Krimet e Rënda
Rruga Jordan Misja Tiranë, Albania
Tel./ Fax. 00355 4 22 48 645